Një tjetër trajner është infektuar me koronavirus.
Trajneri i njohur që tashmë udhëheq skuadrën e Flamengo e dikur udhëhiqte Benfican Jorge Jesus ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës braziliane, duke shtuar se ai nuk ka simptomat e plota.
Skuadra ka njoftuar se trajnerit tashmë po i bëhet edhe kontratesti.
Vlen të përmendet se lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit nuk kanë rezultuar pozitiv në këto teste.