Bëri tatuazh Berishën e Marina Vjollcën, ky është taksisti që tentoi të vetëdigjej (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në Tiranë një taksist 39-vjeçar tentoi të vetëdigjej para Kryeministrisë.

Kanë qënë forcat “Shqiponja” që e ndaluan taksistin të bënte këtë akt ekstrem.

Me një shishe benzin në dorë, shtetasi në fjalë kërcënonte se do t’i vinte zjarrin vetes, ndërkohë pas ndërhyrjes u shoqërua në polici ku tregoi pse kishte vendosur t’a ndërmerrte këtë veprim.

Uljan Kolgjegja deklaroi se policia i kishte marrë patentën, gjë e cila e ka penalizuar duke mbetur pa punë, me të cilën mbante familjen e tij.

Por kush është taksisti Uljan Kolgjegja?

Uljan Kolgjegja nuk është një emër i panjohur për publikun.

Ai është bërë i njohur fillimisht, pasi bëri tatuazh në gjoks ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Por pak më vonë duket se 39-vjeçari u pendua dhe e mbuloi atë me një tatuazh tjetër.

Taksisti i njohur ka bërë tatuazh në krah edhe moderatoren, Marina Vjollca, e cila më pas publikoi edhe një foto me të. /albeu.com/


Shtuar 18.07.2020 18:16