Tërmet i fuqishëm godet detin Mesdhe, lëkundjet u ndjenë edhe në vendin tonë

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Detin Mesdhe pak pas mesnate. Lëkudjet ishin me magnitudë 6.2 të shkallës rihter.

Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Sipas EMSC ky tërmet klasifikohet si tërmet i shkallës 3.


Shtuar 21.05.2020 06:08