Tentoi të udhëtonte drejt Zvicrës me pasaportë false, kapet në Rinas i huaji

Policia e Tiranës ka vijuar punën në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor “Ndalesa”, ku është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Policia arrestoi R. K., 27 vjeç, banues në Sri Lanka, pasi në bazë të informacioneve që dispononte Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme për këtë shtetas, u kap në flagrancë në Rinas, duke tentuar të udhëtojë në Gjenevë, Zvicër, me një kartë identiteti franceze të falsifikuar.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. K., 62 vjeç, banues në Londër, Angli, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin R. K., kundrejt përfitimit, duke i siguruar kartë identiteti franceze të falsifikuar.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.


Shtuar 18.03.2020 14:43