Temperatura me minus, çfarë ka rezervuar sot moti

Fundjava do të vijojë të jetë me diell dhe pak vranësira në jug e juglindje të vendit.

Më 3 janar, do të mungojnë reshjet e shiut, por jo temperaturat e ulëta. Temperaturat minimale në zonat e ulëta do të arrijnë -4 gradë celsius, ndërsa në zonat malore -5 gradë celsius.

Temperaturat më të larta do të jenë nga mesi i ditës, të cilat arrijnë në 4 gradë celsius në zonat malore dhe 11 gradë celsius në zonat e ulëta.

Era do të jetë në drejtim të veriperëndimit me shpejtësi 10 m/sek në bregdet.

Ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.


Shtuar 3.01.2020 07:10