Szczesny: Krenar që ndodhem këtu, Italia më e fortë se ky virus

Mesazh prekës dhe shpresëdhënës në Instagram i portierit polka të Juventusit, Wojciech Szczesny, në këto momente të vështira që po kalon Italia për shkak të përhapjes së Coromavirusit.

Ne postimin e tij ai kishte vendosur një set fotografik ku spikatnin simbolet dhe vendet më të bukura të Gadishullit Apenin.

“Ndërsa vazhdojmë të shqetësohemi për familjet dhe të dashurit tanë, duke u lutur që ata të mos preken nga virusi, vazhdojmë të pyesim veten se si dhe pse ndodhi. Pyetje për të cilat mund të mos gjejmë kurrë përgjigje. Por gjithashtu pyesim veten për të ardhmen. Si do të ndikojë në shoqërinë tonë? A do të kthehen gjërat në normalitet? Dhe kjo më bëri të mendoj. Dikush mund ta konsiderojë veten fatkeq që ndodhet në Itali, për momentin, në vendin më të prekur nga virusi. Por unë nuk jam dakord. Ndihem me fat këtu, sepse e di që ky është një vend që do ta mundë këtë virus me unitetin dhe pasionin për të cilin italianët janë të famshëm”.

Szczesny është i sgurtë që Italia do ta mposhtë Coronavirusin dhe se brezat e ardhshëm do të kujtojnë gjërat më pozitive të këtij vendi e jo COVID-19.


Shtuar 18.03.2020 15:34