Sulmohet anija turke, zjarri dhe tymi pushtojnë portin (FOTO LAJM)

Një anije turke është sulmuar me predha në portin e Tripolit në Libi duke shpërthyer në fjalë.

Sulmi është kryer nga forcat e gjeneralit Khaftar, i cili është duke luftuar me qeverinë e Tripolit, e cila është e njohur ndërkombëtarisht, shkruan albeu.com.

Më parë, ushtria e Khaftar kishte deklaruar se nuk do të lejonin afrimin e anijeve apo avionëve turq për të sjellë armë apo ndihma për qeverinë islamiste të Tripolit.

Turqia dhe Katari janë duke ndihmuar qeverinë e Libisë kundër forcave të gjeneralit Khaftar, i cili mbështetet njëkohësisht nga Egjipti, Arabia Saudite, Italia, SHBA-të, etj. /albeu.com


Shtuar 18.02.2020 15:32