Specialistët për COVID-19: Pacientë, edhe 30 vjeçarë

Koronavirusi tashmë e ka provuar se mund të jetë serioz edhe për moshat e reja.

Ministria e Shendetesise raportoi sot se “Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim spitalor, duke përfshirë dhe moshat e reja 30-40 vjeç”.

Sipas te dhenava nga Infektivi, aktualisht ne kete spital po marrin shërbim 63 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 jane te intubuar.

Sipas Ministrisë, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku ambienti është i mbyllur. /albeu.com/


Shtuar 20.06.2020 08:58