”Si bast sportiv: E vë X, të del 1”, Rama flet për negociatat

Kryeministri Edi Rama është shprehur se puna e negociatave është si puna e një skedine që vendoset në një lloto. Në një lidhje me Skype në emisionin “Përballë”, Rama tha se skedinën e vë x e të del 1, ose anasjelltas dhe se në BE mblidhen 27 vende, ku secili ka mendjen e tij.

“Është si puna e asaj skedinës që ti e vë x dhe të del 1, ti e vë 1 dhe të del x. Atje mblidhen 27 vende me 27 palë mendje e me 27 palë halla,”- tha Rama.


Shtuar 7.04.2020 19:55