Shqiptari në Itali thyen rregullat e izolimit, shkon të takojë të dashurën me shishe alkooli në dorë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili po thyente vendimin e qeverisë për menaxhimin e emergjencës së koronavirusit.

Sipas mediave italiane, shqiptari u ndalua në Kornaredo, pasi është përgjegjës për mosrespektimin e masave të urdhëruara nga autoritetet.

Ushtria e kontrolloi të riun, një emër i njohur për policinë. Ai po shëtiste në rrugën Garibaldi me një shishe me pije alkoolike në dorë.

Djali tha se po shkonte të takonte të dashurën. Ai plotësoi deklaratën, e cila nuk përmban arsyet e duhura për lëvizje në kohë karantinë.


Shtuar 11.03.2020 08:25