“Shkova t’i shkatërroja hotelin”, zbardhet dëshmia e 30 vjeçarit që eliminoi 2 biznesmenët në Laç

Zbardhet dëshmia në Polici e Eduard Lamas, i cili akuzohet se është autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vrarë dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji

“Më kishte borxh dhe i shkova t’i shkatërroja hotelin. Më qëlluan me armë dhe unë kundërpërgjigja. Nuk kisha qëllim t’i vrisja”, mësohet të ketë thënë ai .

Zbardhja e ngjarjes

Policia ka zbardhur ngjarjen e 30 majit në Laç ku u ekzekutuan nga 4 autorë të maskuar si policë, biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji.

Në njoftim zyrtar, Policia thotë se Eduard Lamaj është autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpuntorët e 30- vjeçarit për vrasjen e 30 majit.

Më tej Policia thotë se dy mjekët të cilët po e mjekonin ilegalisht Eduart Lamën në klinikën private në Qytetin Studenti në Tiranë janë arrestuar gjithashtu.

Eduard Lamaj, i cili sipas Policisë është autori kryesor i ngjarjes po mjekohej në qytetin Studenti në klinikë private ilegalisht nga mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku.


Shtuar 23.06.2020 08:33