Shkon në 31 numri i të arrestuarve për tërmetin

Shkon në 31 numri i personave të arrestuar të akuzuar pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Tiranë.

Lajmin e bëri me dije sot drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Ajo tha se “duke marrë në konsideratë elementet teknikë, pas ekspertimeve janë identifikuar autorët që u bënë dhe shkak e pasojë për arrestimin e tyre, numri i të cilëve deri tani ka shkuar në 31”.


Shtuar 15.01.2020 12:17