Shkollë në kohë kovidiane, Rama e nis ditën me këtë mesazh

14 shtatori përkon me hapjen e shkollave për vitin e ri 2020-2021.

Ndryshe nga vitet e tjera, ky vit do të fillojë me masa strikte si pasojë e pandemisë.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me publikimin e një galerie fotosh nga masat e marra teksa shkruan:

“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama ne mesazhin e publikuar ne faqen e tij ne Facebook.


Shtuar 14.09.2020 06:15