Shkoi për të blerë bukë, stomatologu arrestohet nga policia

Një stomatolog në Fier është kapur nga policia, duke blerë dy bukë në një fushë lagjen “Liri” të qytetit.

Ndalimi i tij është bërë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes në kuadër të masave kundër koronavirusit. I arrestuarit Arbër Stefa, 32 vjeç u lirua këtë të diel nga gjykata.

Në deklaratën për mediat, babai i tij, Anesti Stefa, tha se duke qenë pensionist, djali i tyre ishte i detyruar t’u shërbente.

“Ky vendimi i gjykatës që është dhënë sot është i arsyeshëm për ngjarjen që ka ndodhur. Djali ka vajtur tek furra e bukës, ka marrë 2 bukë për familjen.

Na ka bërë pazarin se jemi të dy të moshuar. Aty është ndaluar nga patrulla e policisë dhe i është kërkuar leja. Ai ka nxjerrë një dokument identifikimi. Patrulla ka reaguar keq dhe ai i ka thënë që më ka kaluar leja se e kishte marrë. Polici është shprehur keq, e ka ofenduar dhe ai nuk e ka mirëpritur këtë dhe është irrituar.

Ka dashur ta marrë forcërisht dhe djali nuk ka pranuar. Nuk është nga ata që ikën me vrap është djalë i rregullt. I kanë marrë dhe celularin. Ne na kanë marrë vonë në darkë. Kur erdhëm tek drejtoria e Policisë i kishin bërë letrat. Na dhanë dhe bukën, këto janë sendet e djalit. Në ambientet e Komisariatit ka qëndruar 72 orë, sot doli në gjyq”, deklaroi babai i të riut.


Shtuar 3.05.2020 13:40