Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor merr në pyetje Ardian Dvoranin

Kreu i KED Ardian Dvorani po merret sot në pyetje nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, lidhur me përplasjet mes institucioneve për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani tha se në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, të gjitha institucionet janë të barabarta, dhe presidenca nuk mund ti tërheqë vëmendjen KED-së për vendimet që merr.

Ai shtoi se interpretimi i Kushtetutës mund të jetë i ndryshëm, dhe se qendrimet e mbajtura ana ana e presidentit Meta janë tërësisht politike.

Fjala e Dvoranit

“KED është një organ kolegjial. Këshilli mblidhet sa herë ka një vakancë. Listat e vendeve vakante kishin një numër të konsiderueshëm që kandidonin edhe për poste të tjera. Ky proces zgjati deri në fund të muajit korrik dhe muajin gusht kaluam në procesin e vlerësimit.

U verifikua edhe një fenomen tjetër, e tërheqjes së kandidatëve. Këshilli njoftonte presidentin për të bërë rishpalljen e vakancave. Janë 57 kandidatë që u shqyrtuan për Gjykatën Kushtetuese 15 u tërhoqën, 20 të tjerëve iu ndalua kandidimi dhe mbetën vetëm 6 kandidatë. Procesi dëshmoi se në vendin vakant të parë nga 22 kandidatë të shpallur nga presidenti ngelën vetëm 4 kandidatë.

Për vendet e tjera vakante mungonin kandidaturat. Një pyetje e ngritur edhe publikisht është se iu kualifikuan vetëm 6 kandidatë për të gjitha postet. Kushtet e kandidimet janë të hollësishme. Ato duhet të përmbushen.

Një element tjetër që kishte të bënte me verifikimin është edhe pse u ndaluan 20 kandidatë të ndalonin, vetëm 9 iu drejtuan gjykatës për t’u ankuar. Ne kemi bërë 108 herë relacione dhe njëherë është gabuar. Ky relacion nuk i jep kandidatit ndonjë element për të pretenduar më shumë. Gjykata e konsideroi shkelje këtë gjë.

Në datë 22 gusht u dha një vendim nga Gjykata Administrative për këtë kandidate. Problematikë është fakti se presidenti i tërheq vërejte KED pse bën interpretime. Në raportet institucionale funksionon ndryshe. Në këtë proces jemi katër palë dhe asnjëra nuk është superiore ndaj një tjetre. Organet e tjera, qoftë Gjykata e Lartë, Kuvendi apo presidenti duhet të ishin përmbajtur në kompetencat e tyre”.


Shtuar 28.02.2020 13:49