Rriten ndjeshëm rastet aktive, si paraqitet situata në spitalet COVID

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

Shkon nëë total 916 numri i të prekurve, prej të cilëve 180 janë aktivë, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

Sipas ministrisë, situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Ministria bëri apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19.

COVID-19 – Statistika (15 Maj 2020)
Testime totale 11988
Testime molekulare 11458
Testime serologjike 530
Raste pozitive 916
Raste të shëruara 705
Raste Aktive 180
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)


Shtuar 15.05.2020 09:44