Ronaldo tregon gjendjen shëndetësore të nënës së tij

Cristiano Ronaldo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mbështetje për shëndetin e nënës së tij.

Dolores Aveiro, 65 vjeçare është dërguar me urgjencë në spital, duke u raportuar se ka pësuar një atak.

Ronaldo përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se shëndeti i nënës së tij është i qëndrueshëm.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe mbështetjen për nënën time. Ajo aktualisht është në gjendje të qëndrueshme dhe po shërohet në spital”, ka shkraur Ronaldo.

“Unë dhe familja ime do të donim të falënderonim ekipin mjekësor që po kujdeset për të”.


Shtuar 3.03.2020 20:39