Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intesifikuara në mbrëmje, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 06ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash që do të sjellin reshje në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 08ºC.


Shtuar 27.02.2020 07:11