Reforma zgjedhore shtyhet për në prill? Gjiknuri dhe përfaqësuesit mbledhje me ambasadorët

Gjiknuri dhe tre përfaqësuesite tjerë të Reformës Zgjedhore janë aktualisht duke zhvilluar një takim me disa prej ambasadorëve të akredituar në vendin tonë.

Ky takim vjen fill pas deklaratës së djeshme të Gjiknurit se Reforma Zgjedhore mund të shtyhej edhe për në prill.

“Ka akoma shumë cështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 masin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha cështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për cështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet.

Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha cështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithcka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprvojmë edh enë prill kemi kohë edh enjë vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme”, u shpreh dje Gjiknuri. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2020 10:20