“Reforma zgjedhore pazar mes Bashës dhe Ramës”, Ruçi i përgjigjet Murrizit

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i është përgjigjur nga Kuvendi, deputetit Myslim Murrizi, sipas të cilit drafti për Reformën Zgjedhore është i njëanshëm dhe pazari i radhës mes Bashës dhe Ramës.

Ruçi tha se drafti i Reformës është bërë pas konsultimeve me bazë të gjerë.

“Kam mbi 15 ditë që e kam njoftuar komisionin që i përfundon afati, por kjo nuk do të thotë që ne të anatemojmë deputetët e mazhorancës që kanë prurë një produkt të një konsultimi me bazë të gjerë. Nisma e tyre nuk është paraqitur në 12 të natës, por brenda orarit zyrtar, dhe sipas protokollit të Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Ruçi në fjalën e tij në Kuvend.


Shtuar 2.07.2020 08:23