Rama “plas” batutën: Nëse Mit’ hat Frashëri do ishte në Kuvend, ai do të ishte Myslim Murrizi

Ka nisur me batuta fjalën e tij në Kuvend kreu i qeverisë, i cili duke u ndalur te figura e Mit’hat Frashërit, që ishte anëtar i Ballit Kombëtar, tha se ai sot do të ishte në Kuvend në anën e Myslim Murrizit dhe jo në atë të Alimadhit.

“Shpreh formën e jashtëzakonshme fizike të Alimadhit, është dëshmi e punëve të mjekëve. Përfitoj nga rasti ta them se ka pasur dhe nuk është përjashtim për Alimadhin, por për të gjithë ata që shkojnë në duart e mjekëve dhe infermierëve të sistemit tonë, një përkujdesje fantastike. Dhe forma juaj sot është dëshmi e kësaj.

Sa i përket Ballit Kombëtar pastaj, ka rënë nga forma shumë kohë më parë dhe sa në formë të shkëlqyer të jeni ju, nuk kompensoni rënien nga forma pa kthim e Ballit Kombëtar. Por duke qenë se jam akuzuar si tradhtuar nga mbështetësit e palëkundur të PS-së dhe të mitë, për nderimin që i bëra Mit’hat Frashërit, gjë që do e bëja përsëri. Më besoni se Po t’ju dëgjonte sot do të ishte me Myslymin dhe jo me ju. Duke përfituar nga mungesa e Naltmadhnisë, Kujtim Gjuzit në sallë, po e konsideroj Myslymin përfaqësuesin e llogores, Myslymi në këtë rast do të ishte Mit’hat Frashëri.

E njoh Frashërin më mirë se ty dhe sot do të ishte Myslymi. Këtu nuk ka vetëm një ball kombëtar ka disa, kjo ishte një nga arsyet e rrënimit. Pashë një ballist tjetër që doli këtu dhe mbajti një qëndrim, që turpëron kulturën dhe intelektin e Mit’hat Frashërit dhe tregon pse kauza e tij nuk kishte shans të kishte sukses se ai që foli këtu është ballisti tipi, nuk i duhet as dreqit” tha ai.


Shtuar 30.07.2020 10:23