Rama vë maskën dhe i bie tavolinës: Nuk është koha…

Në një mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë, Rama ka ngritur tonin e zërit dhe ka i rënë tavolinës teksa i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me maskat e skaduara që i janë shpërndarë stafit të mjekëve dhe infermierëve.

Rama tha se maskat kanë ardhur si dhuratë nga Kanadaja për një shoqatë bamirëse dhe i janë shpërndarë stafit mjekësor për t’u mbrojtur.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk është koha për disa task forca, por se duhet të bashkohemi për të luftuar kundër koronavirusit.

Kryeministri theksoi se maskat në fjalë nuk funksionojnë në salla kirurgjikale, por se janë shumë të efektshme për situata të tjera.

Fjala e Ramës
Këto janë maskat që janë shpërndarë për të gjithë personelin shëndetësor, në qendrat shëndetsre, në spitale që nuk janë të pëfshirë në frontin e parë në perimetrin e luftës me të infektuarit me koronavirus.

Këto janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nga fondacioni i njohur “Bijtë e Shqipërisë” nga Kanadaja.

Janë ndaluar në Doganën e Durrësit pasi siç dihet në shtetin tonë ka pasur një regjim doganor për çdo material qoftë dhe ato humanitare.

Ishin dërguar nga një shoqatë humanitare që pas thirrjeve të vazhdueshme nuk u paraqit për të tërhequr këto pako që janë prodhim amerikan.

Nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse kadenca e tyre do të implikonte se ulja e efiçencës së tyre në sallat kirurgjikale që operohet në kushte sterilizimi nuk dilnin dot nga Kanadaja dhe SHBA e nuk mund të përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri.

Pas datës së skadencës këto maska mund të përdoren pa asnjë problem jashtë sallave kirurgjikale.

Këto janë maska që e zëvendësojnë shumë herë më mirë facoletën ose garzën për mbrojtjen në kontaktin me personat e tjerë.

As më shumë dhe aq më pak të thuash se këto janë maska të rrezikshme është vetëm që të hapësh panik.

Sot nuk është koha për të luftuar me qeverinë, si politike por si të luftojmë të gjithë ndaj një armiku që e ka nxjerrë botën nga binarët.


Shtuar 10.03.2020 15:06