Radha drejt fundit në Kakavijë, brenda 24 orëve kaluan doganën 2781 qytetarë

Mësohet se në orën 22:00, kur është caktuar edhe fundi i punës nga pala greke, do të kenë kaluar të gjithë qytetarët që presin në radhë, duke i dhënë fund makthit të pesë ditëve pritje.

Nga mbrëmja e kaluar e deri më tani kanë kaluar në total 2781 qytetarë dhe 1167 automjete.

Vetëm 1 km radhë automjetesh kanë ngelur pa kaluar doganën e Kakavijës, për të mbërritur në shtetin grek.

Mësohet se në orën 22:00, kur është caktuar edhe fundi i punës nga pala greke, do të kenë kaluar të gjithë qytetarët që presin në radhë, duke i dhënë fund makthit të pesë ditëve pritje.

Nga mbrëmja e kaluar e deri më tani kanë kaluar në total 2781 qytetarë dhe 1167 automjete.

Tashmë makthit në Kakavijë i ka ardhur fundi, pas pesë ditësh pritje. Pala greke u tregua tolerante duke lejuar kalimin e kuotës vetëm për sot.


Shtuar 16.08.2020 17:58