Presidenti i Fiorentinës: Shanset janë të mëdha që ky sezon nuk do të përfundohet

Presidenti i Fiorentina, Rocco Commisso, ka dhënë mendimet e tij lidhur me sezonin aktual.

Rocco Commissoka insistuar se ka shanse të mëdha që sezoni aktual i Serie A tashmë të ketë luajtur ndeshjen e fundit.

“Nuk mund të stërvitemi tani”, ka thënë Commisso.

“Shpresojmë që do të kemi së shpejti, por pandemia nuk ka marrë fund. Ne nuk do të nxitohemi, ne nuk e dimë kur do të arrijmë në një pikë pa raste të reja”, ka shtuar tutje presidenti i Fiorentina.

“Shanset janë të mëdha që ky sezon nuk do të përfundohet. Nuk e di. Ne duhet të vazhdojmë, duke menduar se ka shanse që të mos luajmë përsëri këtë sezon”, ishin fjalët e Commisso.

Gjatë së mërkurës, UEFA do të mbajë një takim, ku do të diskutohet mbi atë se çfarë do të ndodhë me kampionatet evropiane.


Shtuar 30.03.2020 18:57