Pipero nxjerr shifrën e të shtruarve tek Infektivi: Kemi raste të rënda

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka dhënë paraditen e sotme detaje në lidhje me personat e shtruar në spitalin infektiv. Ai theksoi se ka raste që janë në gjendje të rëndë dhe një prej tyre pësoi vdekje klinike mëngjesin e sotëm.

Ai u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë masat dhe të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është dinamike, sa i përket rasteve të reja, ndjekjes së pacientëve të prekur, kemi më shumë se 40 të shtruar me problematika të ndryshme.

Njëri nga rastet ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët reanimatorë e kthyen në jetë, vijon të jetë rëndë.


Shtuar 23.03.2020 11:11