Pëson atak nëna e Cristiano Ronaldos, dërgohet me urgjencë në spital

Nëna e Cristiano Ronaldos është dërguar me urgjencë në spital mengjesin e sotëm pas një ataku, raporton The Sun.

Nëna-e katër fëmijëve Dolores Aveiro, 65 vjeç mësohet se është shtruar në spitalin Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira, shkruan Albeu.com

Mediat lokale thonë se ajo është “e ndërgjegjshme dhe e qëndrueshme” dhe ajo do ti nënshtrohet testeve të reja brenda orëve të ardhshme për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore.

Një raport lokal thotë se ajo ka pësuar një goditje ishemike, e shkaktuar nga një mpiksje gjaku që bllokon ose fut një enë gjaku në tru.

Ky është lloji më i zakonshëm i goditjes dhe deri më tani nuk ka ndonjë koment zyrtar nga spitali. /albeu.com/


Shtuar 3.03.2020 10:39