Përvjetor në kohërat e koronavirusit, 90 vjeçari emocionon bashkëshorten me surprizën

Koronavirusi ka bërë që shumë njerëz të mos festojnë dot ditëlindjet apo përvjetoret e martesës.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur më një çift i cili festonte përvjetorin e 67-të të dasmës së tij.

Bashkëshorti ka qëndruar jashtë shtëpisë së pleqve ku ndodhej gruaja e tij, e izoluar për shkak të koronavirusit për disa orë.

Bob dhe Nancy Shellard kanë festuar gjithmonë bashkë përvjetorin e martesës, për këtë arsye ai u sigurua që t’i tregojë gruas së tij se e do ende edhe pse nuk është me të fizikisht.

“Unë të kam dashur 67 vjet dhe vazhdoj ende bëj,” shkruhet në pankarten që Bob mban në dorë. “Gezuar pervjetorin.”

Laura Mikolajczak, vajza e çiftit, tha për “Insider” se familja e saj zbuloi të hënën e kaluar se ata nuk do të mund të vizitonin Nancy për 30 ditë. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2020 09:35