Përplasje mes policisë dhe protestueve, tërhiqen zvarrë disa prej tyre (VIDEO)

Kanë dalë sërish në protestë anëtarë të Shoqërisë Civile në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Ata protestojnë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut nga qeveria Rama.

Policia ka kërkuar të largohen, pasi tubimi është i paligjshëm, por kjo ka sjellë tensionimin e situatës, Policia ka ndërhyrë duke marrë zvarrë disa prej protestuesve, mes tyre edhe një grua.

Ajo është shtrirë përtokë duke ulëritur, ndërkohë që të tjerë I kanë shkuar për ndihmë.

Në vend kanë mbërritur forca të policisë dhe ambulanca. Mes britmave dhe dhunës është shoqëruar në polici avokati Altin Goxhaj, dhe disa aktivistë të tjerë.


Shtuar 9.05.2020 10:31