Eni Çobani bën dedikimin romantik: Kur të putha e kuptova (FOTO LAJM)

Juristja shumë e dashur për publikun që ka ndihmuar shumë shqiptarë në zgjidhjen e çështjeve të tyre ligjore, Eni Çobani, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet nga përditshmëria dhe ka zbuluar dhe anën e saj romantike.

Së fundmi Eni ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto shumë pranverore, ku ka pozuar e buzëqeshur pranë disa luleve. Mbrishkrimi që juristja i ka lënë fotos është tejet romantik dhe duket dedikim për të shoqin.

“Kur të pashe, doja të të takoja. Kur të takova, doja të të puthja. Kur të putha, kuptova që u dashurova në ty. Tani që të dua, dua të të kem pranë përgjithmonë. Nëse s’dashuroni do të thotë që nuk jetoni”, shkruan Eni.


Shtuar 9.05.2020 10:23