Përdhunuan dhe eliminuan studenten greke, prindërit përballen me vrasësit e vajzës (FOTO LAJM)

Prindërit e studentes greke që u vra miziorisht nga dy të rinjë do të përballen sot më autorët në gjykatë.

Për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, kujtojmë se është akuzuar dhe një i ri shqiptar, konkretisht Aleksandër Luca dhe grekun Manolis Koukouras.

Të dy të pandehurit do të transferohen në Gjykatën Athinës nën masa të rrepta sigurie.

Që nga e premtja në mëngjes ata janë transferuar në burgun Korydallou për gjykim. “Ndihem e tmerruar. Nuk ka gjë më të keqe për një nënë sesa të shikojë vrasësit brutalë të fëmijës së saj”, thotë nëna e studentes greke.

Si për ironi të fatit, gjyqi fillon dy ditë para ditëlindjes së Elenit. Të dy të pandehurit kanë akuzuar në vijimësi njëri-tjetrin që nga momenti i parë i arrestimit dhe nuk pritet të ndryshojë diçka as ngjatë gjykimit.

Disa javë më parë, greku kërkoi falje përmes avokatit të tij. Akuzat me të cilat përballen dy të akuzuarit janë janë vrasje dhe përdhunim në grup.


Shtuar 13.01.2020 10:00