“Pasuritë e krimit të organizuar do sekuestrohen”, Rama bën paralajmërimin e fortë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shume vështirësi, pasi ka ardhur koha ti shkojmë pas atyre seriozisht e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjëra negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund.

Teksa mbajti fjalën në forumin për situaten ekonomike dhe makroekonomike te vend, Rama paralajmëroi se ka ardhur koha e nisjes se nje sulmi te madh ndaj krimit te organizuar dhe per ndarjen mes bizneseve legjitimie e bizneseve kriminale.

“Të punojmë që bizneset legjitime të kenë një trajtim më të mirë dhe shumë kapacitete për të projektuar për të ardhmen pa u përballur me ngjarje të paparashikueshme të administratës, nga krimi i organizuar e zhvatja.

Do arrijmë marrëveshje për një sulm shumë të madh kundër krimit të organizuar duke i kërkuar cdo personi të kërkuar për krime deri tani të provojë që asetet që ai apo ajo ka që vijnë nga biznese legjitime ndryshe asetet do konfiskohen”- tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë nenvizoi disa problematika qe jane adresuar dhe do i jepet zgjidhje permes fiskalizimit dhe sistemit te gjurmimit dhe kerkimit.

“S’kemi transparencë sa i përket transaksioneve nga biznesi në biznes, ka shumë hije në këtë veprimtari, me fiskalizimin ne do shohim cdo sekond% të veprimtarive në internet e gjitha do shkojë përmes një truri digjital që do jetë nën monitorimin e administrates fiskale, kjo do parandalojë keqbërjen nga vetë administrata.

Hapi i dytë sistemi i gjurmimit dhe kërkimit që do zbatojmë nga produktet e akcizës deri tek ato ushqimore, ujin e pijshëm e barnat.

Cdo produkt që do hyjë në treg do gjurmohet, cdo pikë karburanti që del nga rrjeti i shpërndarjes e blehet nga qytetari do gjurmohet, cdo tablet barnash apo produkt që shitet në një supermarket do gjurmohet”- tha Rama.


Shtuar 30.01.2020 09:20