Numri i viktimave shkoi 8, si është zgjeruar harta në Shqipëri

Aktualisht numri i të prekurve në Shqipëri nga koronavirusi është 174.

Sot në mëngjes një 66 vjeçar humbi jetën duke e çuar numrin e viktimave në 8.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi ndërkohë që nga dje kemi një vatër të re atë të Tropojës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste /albeu.com/


Shtuar 27.03.2020 08:36