Një tjetër mjek shqiptar infektohet me koronavirus, shtrohet te Infektivi

Një tjetër mjek është infektuar me koronavirus dhe është shtruar në Infektiv.

Ai është Roland Xhaxho, mjeku i njohur renimator i cili prej javësh është aktiv në luftën kundër Covid-19.

Ministria e Shendetesise teksa jep lajmin per shtrimin e tij ne spital, njofton se ai u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

“Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT”- njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2020 11:11