Një person i dyshuar me COVID 19 në Kakavijë

Në Kakavijë raportohet për një rast të dyshuar me COVID-19. Mësohet se policia greke ka deportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 32 shtetas shqiptarë të cilët kanë qenë të burgosur disa ditorë që kanë rezultuar me shkelje proceduriale në shtetin fqinj.

Së bashku me 24 të deportuarit në orët e vona, kanë qenë gjithsej 56 shtetas shqiptarë që janë pritur nga autoritetet shqiptare në pikën Kufitare të Kakavijes prej autoriteteve tona kufitare dhe ku i janë nënshtruar analizave nga inspektorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror të Gjirokastrës.

Njësi prej të deportuarve, 47 vjeçar nga zona e mesme e Shqipërisë, kishte shfaqje të koronavirusit dhe demonstronte shenja klinike të kësaj sëmundjeje. Menjëherë autoritetet shëndetësore të Gjirokastrës morën masat dhe personin në fjalë së bashku me të gjithë shoqëruesit, janë dërguar në qendrën karantinuese në Durrës.


Shtuar 22.03.2020 09:41