Një fitore e vogël: Numri i të shëruarve sot më i lartë se ai i të sëmurëve

Pavarësisht se numri i të infektuarve rritet dita ditës, ditën e sotme një lajm i mirë ka qetësuar shqiptarët.

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë raportoi 8 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në total, 475 numrin e të prekurve.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se listës së personave të shëruar gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe 16 pacientë të tjerë. Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar betejën me këtë sëmundje ka shkuar në 248.

Sot vihet re se numri i të shëruarve (248) është më shumë se gjysma e numrit total të të prekurve nga Covid-19, (475). Kështu numri i të shëruarve ka tejkaluar numrin e personave që janë aktualisht të sëmurë. Kjo tendencë e kalimit të numrit të të shëruarve ndaj atyre që janë ende mbartës të virusit ka vijuar prej tre ditësh.

Ndërkaq, fatkeqësisht 24 persona që kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Të prekur në total: 475

Të shëruar: 248

Të sëmurë aktualisht: 203

Të shtruar në spital: 46 pacientë

Infektivi: 37 pacientë, 5 në terapi intensive, 1 i intubuar

“Shefqet Ndroqi”: 9 pacientë , 7 në terapi intensive, 4 të intubuar

Viktima: 24


Shtuar 14.04.2020 09:53