Ngjarja e rëndë në Korçë, vajza e regjistroi babain e saj teksa i kërkonte marrëdhënie sek*uale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një vajzë 18 vjeçare ka akuzuar babain e saj për ngacmim seksual.

Denoncimi në polici është bërë ditën e djeshme dhe ka qenë vetë vajza që ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale.

I arrestuari është R. M., 37 vjeç dhe është dërguar në komisariatin e Policisë së Maliqit.

Nga dëshmia vajza thotë se ka regjistruar bisedën me të atin ku shihet qartë se çfarë i kërkon 18 vjeçares.

“Prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri-tjetrin. Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhune ndaj mamit. Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse me ka nxirë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është mostër”, këto janë disa nga fjalët gjatë dëshmisë së vajzës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.05.2020 14:31