Tha se është Kylie Jenner shqiptare? Çfarë fshihet pas deklaratës së bujshme të Luanës (VIDEO)

Kur Eric Tabach publikoi në YouTube një bisedë me Luana Vjollcën në Instagram, të gjithë e morëm si të mirëqenë faktin se Luana ishte prezantuar si Kylie Jenner i Shqipërisë.

Për sqarim, Tabach zgjedh personazhin më të famshëm apo më të ndjekur nga publiku në çdo shtet, për t’i shkruar atij në Instagram dhe për të parë nëse do t’i përgjigjet.

Për Shqipërinë, zgjedhja e tij ishte moderatorja Luana Vjollca, e cila i ka kthyer përgjigje aktorit të njohur.

Eric i ka shkruar Luanës nëse “mund të prodhojmë diçka bashkë, ndërsa moderatorja i ka kthyer përgjigje duke i shkruar “Si?”.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është biseda në kopertinën e videos, ku duket se Luana shkruan “Jam Kylie Jenner shqiptare”.

Megjithëse ende nuk dihet se si ka vazhduar biseda mes tyre, në fakt duket se gjithçka është një “grackë” e përdorur nga aktori për të fituar më shumë klikime në video.

Kjo pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me këngëtaren bullgare Gery-Nikol.

Në kopertinën e videos së saj, Tabach ka vendosur fjalët “Jam Megan Fox e Bullgarisë”, që supozohet se janë të thëna nga këngëtarja.

Pra, gjithçka është një krahasim mes personazheve të famshëm për të konfuzuar publikun.

Mesa duket, Luana Vjollca nuk e ka thënë në asnjë moment se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”.

Por, për më tepër duhet të presim videon!


Shtuar 13.05.2020 14:30