Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi kërkoheshin prej disa kohësh.
G. D., 46 vjeç, banues në Sukth kërkohej pasi ishte dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” ndërsa G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë ishte dënuar për kultivim të bimëve narkotike.
Të lidhura
None found
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Plotë
Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:
G. D., 46 vjeç, banues në Sukth, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
