Ndryshimi drastik, vëllezërit Çala nuk njihen që pas grabitjes së bujshme në Rinas

Ditën e djeshme bëri jo pak bujë arrestimi i vëllezërve Çala, të akuzuar për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas një vit e gjysmë më parë.

Ka qenë Kryeministri Rama që ka publikuar momentin e arrestimit të tyre teksa shkruan në postimin e tij se qeveria vijon luftën me “llumin e kësaj dynjaje”, ndërsa në video bie në dy ndryshimi drastik i vëllezërve Çala.

Në të majtë është Klement Çala, i arratisur nga burgu në Greqi dhe i akuzuar për një tjetër grabitje në afërsi të Rinasit, ndërsa në të djathtë është Eldi Çala, edhe ai i akuzuar për një tjetër grabitje në afërsi të Rinasit krahas asaj të 4.6 milion eurove.


Shtuar 20.03.2020 10:28