Ndeshje e yjeve në “Air Albania”, De Biasi dhe Baggio te Italia

Andi Lila ka zbuluar të tjera detaje rreth eventit të 10 janarit në ‘Air Albania’ Stadium, aty ku do të zbresin në fushë jo vetem legjendat e futbollit shqiptar por edhe disa nga legjendat e futbollit italian, turk dhe atij grek dhe të gjitha të ardhurat nga përballjet e yjeve do të shkojnë për bamirësi.

Presidenti i shoqatës së futbollistëve profesionistë në së fundmi, Andi Lila, nëpërmjet disa pyetje-përgjigjeve në Instagram, ka zbuluar detaje nga eventi i 10 janarit.

Kështu, më datë 10 janar do luhen dy ndeshje gjysmëfinale nga 35 minuta dhe më pas vjen finalja.

Do jenë dy të ftuar nderi dhe bëhet fjalë për Agustin Kolën dhe Geri Çipin.

Trajneri i Italisë do jetë ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Lila nuk ka harruar të konfirmojë se i pranishëm do jetë edhe portieri legjendar Foto Strakosha, ndërsa pret për pjesëmarrjen e Roberto Baggios.

I pyetur nëse do luaj vetë në fushë, Lila ka theksuar se nuk luan, pasi në fushë do jenë ata që vendosën themelet për një kombëtare kaq të fortë. /SS/


Shtuar 6.01.2020 07:34