Mos harroni çadrën, si pritet të jetë moti sot

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet e shiut në vendin tonë. Reshjet herë pas here do të jenë në formë e shtërngatave, ndërsa në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Sipas parashikimeve moti i paqëndrueshëm do vazhdojë deri të dielën.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugorme forcë valëzimi 6 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 10ºC.


Shtuar 28.01.2020 07:11