“Mos e rruaj se fasadë është”, Rama replikon me ndjekësin në Facebook

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar fotot 3D të shkollës së parë në Durrës që po rindërtohet për të mirëpritur nxënësit në shkollë, ku nuk kanë munguar kritikat e ndjekësve.

“Fëmijët dhe mësuesit e nëntëvjeçares “Shaqe Mazreku” në Durrës, do të rikthehen së shpejti në oborrin e tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar qysh prej gushtit të vitit 1937, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Evropës”, shkroi Rama në Facebook.

Një prej ndjekësve i cilësoi këto fotografi “fasadë si vetë qeverisja”, ndërsa nuk mungoi përgjigjja plot íroni e kryeministrit. “Po pra, ishte shumë e bukur sic ishte dhe ti mos u krih hic e as mos u qeth e mos u rrùaj kurrë, se fasadë është, s’ke ce do”.

Ndërsa qytetari i replikon duke e thumbuar për emrat që fitojnë tenderat. “Po ti njëherë na mëson si të lajmë duart, njëherë si të rrùhemi. Ndonjë këshillë më të hajrit se kaq a ke o burre? Të tipit si merren tendera pa qenë burri i ministres, kunati i deputetit, baxhanaku i kryetarit të bashkisë etj”, shkroi ndjekësi, i cili nuk ka marrë më përgjigje nga kryeministri.


Shtuar 9.09.2020 19:14