Me foton dhe urimin rrënqethës, kështu e priti Vanessa Bryant 19 vjetorin e martesës (FOTO LAJM)

Më 26 janar të këtij viti, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën për shkak të një aksidenti me helikopter, ku gjithashtu vdiq edhe vogëlushja e tij 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë.

Humbja tragjike e Bryant preku mbarë botën, ndërsa ish-basketbollisti la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij.

Partnerja, Vanessa, po përpiqet të qëndrojë e fortë për të bijat, pavarësisht se është tepër e pikëlluar.

Llogaria e saj në Instagram është mbushur me dedikime për partnerin e humbur, ndërsa sot nuk ka harruar t’i urojë atij 19-vjetorin e martesës.

Në llogarinë e saj, Vanessa ka ndarë një foto të vjetër me Kobe, ku shfaqet e ulur në prehërin e tij teksa ai i dhuron një puthje në faqe.

Krahas fotos, ajo i bën një dedikim që na e rrënqethi mishin:

“Mbreti im, zemra ime, shoku im i ngushtë. Gëzuar përvjetorin e 19-të të martesës zemër. Më mungon shumë. Do të doja të ishe këtu, të më mbaje në krahë. Të dua”- shkruan Vanesa, e cila ka marrë mbështjetjen e dashurinë e fansave të panumërt të Bryant në komente.


Shtuar 18.04.2020 21:20