“Më bëj deputet!”, letra e çuditshme që ka mbërritur pranë KQZ-së (FOTO LAJM)

KQZ ka protokolluar ditën e sotme një shkresë të cuditshme.

Eshtë pikërisht një kërkesë e qytetarit Tasim Emin Mehmeti nga Vlora me banim në Tiranë.

Të lidhura

None found

Me anë kësaj kërkese drejtuar KQZ Z. Tasim Mehmeti ka kërkuar mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë, transmeton abc neës.

Sipas tij kjo kërkesë është e bazuar në ligjin 10019 të datës 29.12.2008.

Ja çfarë thotë ai me kërkesën e tij:

“I nderuar kryetari i KQZ Denar Biba!

Unë Kërkuesi Tasim Mehmeti kam kandiduar për deputet në Kuvendin e Shipërisë nga Lista e partisë politike “Sfida për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës. Sipas listës shumëemërore në qytetin e Vlorës kam qenë i dyti në listë.

Kërkesa ime për dhënien e mandatit të deputetit në Republikën e Shipërisë është si më poshtë:

Si pasojë e vendeve vakante, sepse parlamenti ka mangësi në numra si deputet, që duhet të jenë në parlamentin shqiptar 140 deputetë, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

-Dhënia e mandatit tim sipas ligjit të Kodit Zgjedhor i shërben parlamentarizmit, demokracisë funksionale për shtetin ligjor dhe funksional.

-Kërkesa ime është e bazuar për të qenë deputet i Kuvendit të shqipërisë është si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti dhe është një detyrim për tu plotësuar nga ana e KQZ.

-Kërkoj mandatin e deputetit për Kuvendin e Shqipërisë për z. Tasim Emin Mehmeti”.

Tasim Mehmeti në fakt për të qenë më zyrtar dhe më i bazuar në kërkesën e tij, e ka firmosur dhe vulosur atë edhe me avokat.

Në Kuvend janë 18 vende bosh për shkak të ezaurimit të listës së PD-LSI.


Shtuar më 11.02.2020 13:35

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş