”Mbi Kosovë do të viheshin thikat”, Kurti tregon pse nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar pse ka refuzuar të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, thotë se nuk ka shkuar në SHBA për shkak se marrëveshja ishte e gatshme.

Ai thotë se nuk mund të shkonte në Shtëpinë e Bardhë pasi sipas tij largimi demonstrativ nga atje do të ishte shumë më i dëmshëm për Kosovën se mos shkuarja fare.

“Largimi im demonstrativ do të nënkuptonte se mbi hartën e Kosovës do të viheshin thikat”, tha ai.

Kryeministri në detyrë thotë se Serbia në SHBA kishte përbërje të plotë por Kosova e kishte gjysmake prandaj sipas tij nuk u nënshkrua marrëveshja.

“Një marrëveshje e tillë do të na vinte në siklet si shtet e si komb”.

Kurti thotë se nëse edhe ai do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë në takim do të merrte pjesë edhe ndonjë zyrtarë shumë më i lartë se Grenell.


Shtuar 17.04.2020 21:11