““Mbërritën 6 autoambulancat e para”, Xhaçka tregon detajet

Gjashtë autoambulancat e para nga Turqia kanë ardhur në Shqipëri.

Xhaçka thotë se ne ditët javët në vazhdim do të mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.

Postimi i Xhaçkës

Mbërritën 6 autoambulancat e para nga Turqia, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.

Në Komandën Mbështetëse brenda pak javësh, do mbërrijnë edhe me qindra uniforma, cadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile, të gjitha të brenduara për herë të parë me logon e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile.

Mirënjohje Turqisë për ndihmën e pakursyer edhe në ditët tona më të vështira. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2020 11:27