Maturantët ende në provim, qarkullon në rrjet teza me pyetjet e Matematikës (FOTO LAJM)

Maturantët janë duke zhvilluar sot provimin e tyre të tretë, atë të Matematikës.

Teksa ata ndodhen në salla, në rrjet po qarkullon me shpejtësi teza e provmit.

Kjo gjë, ka ngjallur dhe reagimin e Albana Vokshit e cila teksa publikon tezën e pyetjeve shkruan:

Kush e nxorri #testin e #matematikës?

Mësuesve ju hoqe celularët, jau shkrove emrin në cdo dërrasë të zezë, i detyrove të firmosnin deklatata për pushim nga puna…

Përgjegjësia për keqmenaxhimin e situatës bije vec mbi ty.

#TëShkarkohetBesaShahini


Shtuar 15.06.2020 09:00