Masat ekstreme të qeverisë për koronavirusin , reagon Meta

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë sërish disa deklarata në lidhje me koronavirusin dhe përsa i përket rregullave të qeverisë sipas tij, nuk janë privim, por mbrojtje e domosdoshme në këto momente kritike.

Deklaratën, kreu i Shtetit e ka bërë pas dhurimit të gjakut në ambientet e Kishës Katolike.

Cfarë mendoni për masat e marra nga Qeveria?

Ilir Meta: Kjo është një krizë e re dhe jo vetëm për ne, por edhe vende të tjera. Ju keni parë që kanë ndryshuar udhëzimet e OBSH, qasja e vende të ndryshme.

Cdo ditë do të përmirësohet mekanizimi reagues e parandalues, izolues dhe për këtë duhet bashkëpunim I të gjithëve dhe solidaritet I të gjithëve. /albeu.com/


Shtuar 21.03.2020 09:51