Makina përplas motorin, përfundon në spital një person

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së dielës në Vlorë. Mësohet se në zonën e skelës në Vlorë, një automjet është përplasur me një motor.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.


Shtuar 14.06.2020 07:03