Kush është bjondja bukuroshe që do i besohet posti i rëndësishëm pranë Lleshajt

Pas dorëheqjes së sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca, mësohet se funksioni i tij po kryhet na Elena Pici.

Edhe pse ministri Lleshaj ende nuk ka firmosur dorëheqjen e tij, detyrat i kanë kaluar Picit e cila edhe pse në një moshë shumë të re, ka mbajtur më herët postin e koordinatores në kryeministri.

Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me pretendimin e arsyeve personale.


Shtuar 18.09.2020 10:23